Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Korçë, Edmond Spaho është gjobitur me 5 milionë lekë për shkelje të rregullave anti-COVID.
Sipas policisë bëhet fjalë për një aktivitet në Devoll ku përfaqësuesi i PD-së kishte organizuar një takim me qytetarë brenda një lokali.
Pronari i lokalit është gjobitur gjithashtu me 1 milion lekë.
Kontrollet e policisë nisën pas vendimit të Kryeministrit Rama se do të gjobiten edhe politikanët nëse shkelin rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Deri tani, policia ka gjobitur kreun e forumit rinor të PD, Belind Këlliçi, ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, Monika Kryemadhin dhe Endrit Brahimllari për shkelje të këtyre masave.