Policia gjobit Kryemadhin për shkelje të masave anti-Covid

Nga Exit News
Policia gjobit Kryemadhin për shkelje të masave anti-Covid

Policia e Elbasanit gjobiti të mërkurën kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për mos respektimin e masave anti-Covid.

Ajo po zhvillonte një takim elektoral me mësues dhe të rinj në këtë qytet, teksa policia mbërriti në ambjentet ku po zhvillohej takimi.

Ajo është gjobitur për grumbullimin e më shumë se 10 vetave dhe mosmbajtjes së maskës.

Kryemadhi deklaroi se do të apelojë gjobën dhe i bëri thirrje policisë të merret me bandat e jo me qytetarët.

“Merruni me bandat pastaj ejani na vendosni gjobat. Mos u bëni ushtar as të Taulantit as të dikujt tjetër.”, tha ajo.

Policia ka gjobitur dhe më herët Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se policia do të gjobisi çdo politikan që shkel rregullat kundër Covid-19.

Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek.

Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>