Policia gjobit Edmond Spahon për organizim takimi elektoral

Nga Exit News
Policia gjobit Edmond Spahon për organizim takimi elektoral

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Korçë, Edmond Spaho është gjobitur me 5 milionë lekë për shkelje të rregullave anti-COVID.

Sipas policisë bëhet fjalë për një aktivitet në Devoll ku përfaqësuesi i PD-së kishte organizuar një takim me qytetarë brenda një lokali.

Pronari i lokalit është gjobitur gjithashtu me 1 milion lekë.

Kontrollet e policisë nisën pas vendimit të Kryeministrit Rama se do të gjobiten edhe politikanët nëse shkelin rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Deri tani, policia ka gjobitur kreun e forumit rinor të PD, Belind Këlliçi, ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, Monika Kryemadhin dhe Endrit Brahimllari për shkelje të këtyre masave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>