Policia gjobit tre lokale në Korçë, shkelën rregullat kundër Covid-19

Nga Exit News
Policia gjobit tre lokale në Korçë, shkelën rregullat kundër Covid-19

Policia e Korçës gjobiti me 1 milionë lekë të shtunën 3 pronarë lokalesh pasi shkelën rregullat kundër Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, policia shkruan se ata lejuan organizime festash në ambientet e brendshme dhe vijuan aktivitetin pas orarit të lejuar.

“Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7. Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”

Prej 24 dhjetorit kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid-19, të cilat ndalojnë qarkullimin prej orës 20:30.

Gjatë kësaj fashe orari ndalohen të ushtrojnë aktivitet dhe baret dhe lokalet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>