Dy piktura të mjeshtrave të shekullit të XX, Picasso dhe Mondrian, janë gjetur në Greqi pasi ishin vjedhur nga Galeria Kombëtare e vendit në janar 2012.
“Sot është një ditë shumë e veçantë, plot gëzim dhe emocione,” tha ministrja greke e kulturësnë Lina Mendoni, një konferencë shtypi duke përshëndetur gjetjen e ” Koka e një Gruaje” të Pablo Picasso dhe “Mulli i erës që belbëzon” të Piet Mondrian.
Mendoni tha se “Koka e një Gruaje” do të kishte qenë “e pamundur të shitej ose të ekspozohej” pasi iu dhurua Greqisë në shenjë njohje të rezistencës së saj ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe mban një mbishkrim personal në frëngjisht në anën e pasme me leximin “popullit grek, një dhuratë nga Picasso”
“Kjo pikturë ka një rëndësi të veçantë dhe vlerë sentimentale për popullin grek, sepse ajo personalisht iu dedikua nga piktori i madh popullit Grek për luftën e tyre kundër forcave fashiste dhe naziste,” tha ajo.
Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në lidhje me grabitjen e mirëorganizuar të muzeut. Një vizatim nga piktori italian i shekullit të 16-të Guglielmo Caccia u vodh gjithashtu.
Veprat e artit u gjetën të fshehura në një shtrat lumi të tharë në Keratea, në lindje të Athinës, pasi 49-vjeçari rrëfeu vjedhjen pas arrestimit të tij.
Vepra e Caccia nuk ka arritur të gjendjet. I dyshuari ka thënë se gjatë vjedhjes ajo u dëmtua dhe ai ishte detyurar ta hidhte.