Policia ka hapur aplikimet për policët vullnetarë, qytetarë që duan të bëhen pjesë e strukturave të policisë.
Në një lajmërim zyrtar, policia shprehet se qytetarët e interesuar, pas aplikimit, do t’i nënshtrohen testimit, trajnimit dhe certifikimit në Akademinë e Sigurisë.
Ky projekt për vitin 2020 ka për qëllim mbushjen e disa kuotave bosh në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretisht:
– Në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë Tiranë 77 kuota;
– Në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan 15 kuota, për Komisariatin e Policisë Elbasan;
– Në Drejtorinë Vendore të Policisë në Kukës 5 kuota, për Komisariatin e Policisë Tropojë.
Për më shumë për kushtet dhe afatet e aplikimit, lexoni këtu.