Policia italiane nxjerr zbuluar policinë shqiptare

Policia italiane nxjerr zbuluar policinë shqiptare

Mjaftojnë pak të dhëna për të kuptuar sa të dështuara apo fallco janë përpjekjet e policisë shqiptare në luftën kundër drogës. Pak gramë drogë këtu e pak atje janë rezultatet e përditshme të punës së saj, edhe këto sa për të krijuar pak propaganda. Ndërkohë që sikurse duket nga aksionet e policisë italiane, Shqipëria është një burim gjigand droge.

Është interesante të kuptohet si arrin policia shqiptare të zbulojë pak gramë drogë të fshehura në çantat apo trupin e individëve të caktuar dhe nuk zbulon qindra kilogramë drogë që transportohet me mjete gjigande.

Por përveç mungesës së efikasitetit të punës së saj, ajo që ka rënë në sy muajt e fundit është se edhe kur kapen ngarkesa të mëdha droge ato janë kapur pothuajse të gjitha në pikat kufitare me Greqinë. Në portet dhe brigjet e Durrësit dhe Vlorës nuk kapet asnjëherë asgjë. Ndërkohë dihet se linja Shqipëri-Greqi është një linjë jo shumë e rëndësishme ndërkombëtare e trafikut të drogës, ndërkohë që linja Shqipëri-Itali është pjesë e një korridori kryesor ndërkombëtare të furnizimit të drogës drejt Europës perëndimore, e cila kontrollohet nga grupet e organizuara kriminale.

Më poshtë janë të dhënat e policive shqiptare dhe italiane për tre javët e fundit.

22 korrik 2016:

Policia kufitare e Kapshticës arreston një këngetare të muzikës shqiptare që udhëtonte për në Greqi me 12 gram kanabis sativa.

30 korrik 2016:

Policia italiane kapi ndërmjet brigjeve të Brindizit dhe Leçes një gomone të ardhur nga Shqipëria me 170 kg marijuanë, të cilën drejtuesit e braktisën për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë italiane.

5 gusht 2016:

Policia italiane kap në brigjet e Salentos një shtetas italian me 120 kg marijuana i cili vinte nga Shqipëria. Italiani kishte hyrë në ujrat shqiptare ishte ngarkuar dhe po kthehej në Itali.

7 gusht 2016:

Policia Vlorës kap një gomone bosh e cila mendohet se përdorej për trafik droge

12 gusht 2016:

Policia italiane kapi në ujrat pranë Pulias një gomone me 2 ton marijuanë e cila vinte nga Shqipëria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>