Policia kapi sot rreth 55 kilogramë kanabis dhe arrestoi 4 persona në Fier dhe Vlorë.
Në dy aksione të ndryshme, i pari i quajtur “Ferma” dhe i dyti “Zhupani” policia kapi 12,4 kilogramë kanabis në formë boçesh dhe 43,5 kilogramë të tjera në formë çokollatë.
Aksioni i quajtur “Ferma” u krye në fshatin Llakatund të Vlorës, ku policia arrestoi një 24-vjeçar me inicialet R.R. Këtij të fundit iu sekuestrua 12,4 kilogramë kanabis.
Ndërkohë aksioni tjetër, “Zhupani”, nisi që në orët e para të mëngjesit në rrugën “1 Maji” të Fierit dhe u mbyll pasdite në qytetin e Vlorës. Në këtë aksion morën pjesë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe njësitë special të tjera, të cilat kryen arrestime në rrugë të tre personave: A.M (40 vjeç), M.K (46 vjeç), K.SH (40 vjeç). Autoritetet nuk treguan nëse rastet kishin lidhje me njëra-tjetrën.
Sipas policisë, grupi po hetohej prej rreth 1 muaji me dyshimin se prodhonin dhe trafikonin lëndë narkotike. Gjatë aksionit, në bagazhin e një makine u gjetën të paketuara me gjese 43,4 kilogramë kanabis e kthyer në formë çokollate.
Javën e fundit ka pasur disa aksionet të policisë së shtetit, të cilat janë nisur për të goditur krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Ditë më parë aksione të ngjashme, por pa rezultate konkrete u zhvilluan në Elbasan.