
Policia e Shtetit ka vendosur postoblloqe, në hyrjet dhe daljet e katër qyteteve kryesore të vendit, me qëllim kapjen e personave në kërkim, uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Inspektorët e krimeve, forcat Shqiponja e policë rrugore kanë kontrolluar mbi 100 makina deri më tani për armë, drogë dhe verifikim dokumentash.
Ky veprim i policisë erdhi pas dy atentave mafioze në Tiranë dhe në Elbasan, në dy ditët e fundit.
Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.