Policia, mbi 330 mijë euro gjoba qytetarëve për thyerje të kufizimeve të lëvizjes

Nga Exit News
Policia, mbi 330 mijë euro gjoba qytetarëve për thyerje të kufizimeve të lëvizjes

Policia ka gjobitur mbi 2 200 qytetarë në total me më shumë se 330 mijë euro gjoba, për thyerjen e kufizimeve të lëvizjes dhe aktiviteteve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Prej 16 marsit, kur u vunë në zbatim masat – kliko këtu për t’u njohur me kufizimet dhe gjobat – policia ka vënë mesatarisht 20 mijë euro gjoba në ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë gjobitur 120 persona me rreth 16000 euro: 9 janë gjobitur me nga 800 euro për aktivitet ekonomik përtej kufizimit të orareve ndërsa të tjerë janë gjobitur me rreth 80 euro për thyerje të kufizimit të lëvizjes.

Exit News përmbledh raportet policore rreth gjobave të vëna për thyerjen e kufizimit të lëvizjeve.

Në tërësi janë 2 205 gjoba vëna qytetarëve për lëvizje dhe aktivitet përtej orarit dhe 690 të tjerëve u është bllokuar makina dhe hequr patenta për 3 vite.

31 mars-1 prill – 2 010 000 lekë – €16300

  • 111 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 9 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 20 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

30-31 mars – 4 210 000 lekë – €34200

  • 281 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 1 qytetar që nuk respektoi karantinën u gjobitën me 700 000 lekë;
  • 7 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 18 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

29-30 mars – 2 770 000 lekë – €22500

  • 157 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 1 qytetar që hyri pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore u gjobit me 500 000 lekë;
  • 7 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 8 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

28-29 mars – 2 290 000 lekë – €18600

  • 89 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 5 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes në parqe u gjobitën me 20 000 lekë;
  • 13 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 25 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

27-28 mars – 3 110 000 lekë – €25000

  • 71 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 24 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 34 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

26-27 mars – 2 420 000 lekë – €19600

  • 100 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 6 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes në parqe u gjobitën me 20 000 lekë;
  • 13 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 45 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

25-26 mars – 1 460 000 lekë – €12000

  • 40 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 3 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes në parqe u gjobitën me 20 000 lekë;
  • 10 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 33 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

24-25 mars – 2 250 000 lekë – €18000

  • 65 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 1 qytetar që nuk respektoi karantinën u gjobitën me 700 000 lekë;
  • 9 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 76 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

23-24 mars –  2 350 000 lekë – €19000

  • 85 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 15 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 106 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

22-23 mars – 2 810 000 lekë – €22845

  • 278 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë
  • 3 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë

21-22 mars – 2 554 000‬ lekë – €20700

  • 154 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 17 pronarë dyqanesh që vazhduan të shisnin përtej kufizimit të orarit u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 1 qytetar që nuk respektoi karantinën u gjobit me 700 000 lekë.

20-21 mars – 1 900 000 lekë – €15450

  • 190 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 98 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

19-20 mars – 4 540 000 lekë – €37000

  • 234 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 8 pronarë lokalesh që vazhduan aktivitetit përtej kufizimeve u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 2 qytetarë që nuk respektuan karantinën u gjobitën me 700 000 lekë;
  • 75 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

18-19 mars – 4 950 000 lekë – €40000

  • 165 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • 13 pronarë lokalesh që vazhduan aktivitetit përtej kufizimeve u gjobitën me 100 000 lekë;
  • 1 qytetar që nuk respektoi karantinën u gjobit me 700 000 lekë;
  • 78 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

17-18 mars – 1 210 000 lekë – €9800

  • 11 qytetarë që nuk respektuan kufizimet e lëvizjes u gjobitën me 10 000 lekë;
  • pronarë lokalesh që vazhduan aktivitetin përtej kufizimeve u gjobitën me 100 000 lekë;
  • pronar call-center për mos-pajisje me masa mbrojtëse u gjobit me 700 000 lekë;
  • 74 qytetarëve iu hoq patenta për 3 vite dhe iu bllokua makina.

Kufizimi i lëvizjeve është vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Deri më 20 mars lëvizjet ishin kufizuar në 6 orë – 06:00-10:00; 16:00-18:00.

Më 20 mars kufizimet u kthyen në 8 orë – 05:00-13:00 dhe kufizim total të lëvizjes të dielën.

Nga 30 marsi, lejohet dalja e vetëm një pjestari të familjes, i cili më parë duhet të marrë leje nga autoritetet.

Në Shqipëri janë diagnostikuar 259 të infektuar me koronavirus, 67 prej të cilëve janë shëruar dhe 15 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>