Nëse ecën përgjatë të famshmes Promenade des Anglais në Nisë pa maskë do të kritikohesh publikisht nga autoritetet lokale.
Qyteti në rivierën franceze është i pajisur me kamera të pajisura me altoparlantë në mënyrë që policia t’i kujtojë me forcë qytetarëve të respektojnë rregullat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raportojnë media lokale.
“Në rast të një grindjeje ose një grupimi të madh, për shembull, policia e qytetit mund të flasë drejtpërdrejt me njerëzit e interesuar dhe të bërtasë” Kujdes! Ne mund t’ju shohim, një ekuipazh po vjen”, pohoi Anthony Borré, nënkryetari i bashkisë së Nisës për sigurinë.
Qyteti gjithashtu transmeton mesazhe të para-regjistruara çdo 30 minuta midis orës 21.00 dhe 02.00 në zonat ku mblidhen turistët dhe vendasit, duke i kujtuar rregullat e distancimit social dhe domosdoshmërinë e hedhjes së mbeturinave të tyre.