
Një person ka tentuar të qëllojë mbi policinë në fshatin Gjorgoz në Fier të hënën, gjatë një operacioni për kontrollin e territorit për bimë narkotike.
Greseld Shpataraku, 29 vjeç, banues në Patos, ka mbetur i plagosur gjatë përpjekjeve të policisë për ta neutralizuar.
Policia njoftoi se për momentin ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pranë vendit ku Shpataraku bënte roje, u gjetën edhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.
Prokuroria po punon për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që arma tip kallashnikov u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.