Policia procedon 3 antëtarë të PD në Maliq

Nga Exit News
Policia procedon 3 antëtarë të PD në Maliq

Policia njoftoi të shtunën se ka proceduar tre persona në Maliq. Personat janë  F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Sipas njoftimit këta shtetas “në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre  shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota”.

Policia njoftoi se nga verifikimet e kryera në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Të shtunën kandidati për deputet Edmond Spaho denoncoi PS se ka tentuar të vjedh vota.

Përmes një deklaratë për shtyp nga kandidati për deputet në Korçë Edmond Spaho tha se ka kapur simpatizantë të PS duke tentuar të vjedhin votat.

PD ndaloi tre makina, në të cilat sipas Spahos u gjendjen materiale zgjedhore. Spaho tha se në terren ishte dhe kreu i PD në Podgorie i cili është dhe zyrtar i tatimeve në Korçë Izmi Çoçka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>