
Policia e Mallakstrës ka nisur procedim penal ndaj 8 naftëtarëve, pas organizimit të protestave të 14 dhe 15 shtatorit, në rafinerinë e Ballshit.
Policia i akuzon naftëtarët se me organizimin e protestave, kanë thyer aktin normativ të qeverisë që ndalon grumbullimin e njerëzve, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Naftëtarët, prej dy ditësh, po protestojnë përpara uzinës pasi kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.
Ata kanë kërcënuar se do të vazhdojnë protestat deri sa kryeministri Rama të ndërhyjë për të zgjidhur problemin.