Policia ka zbardhur emrat e viktimës dhe autorit të vrasjes së ndodhur në Bulqizë mesnatën e së premtes.
Viktima është 22 vjeçari Elidon Basha, ndërsa autori është shoku i tij 27-vjeç Klodian Kola.
Kola kishte dalë për gjah, kur ka qëlluar shokun e tij.
22 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka shoqëruar autorin për të zbardhur ngjarjen.