
Policia e Durrësit ka sekuestruar 4.6 kilogramë eksplozivë gjatë një aksioni kundër trafikimit të armëve dhe municioneve.
Në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, policia ka ndaluar dhe ka arrestuar 3 persona nga Tirana, njëri prej të cilëve ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Sipas policisë, hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur rreth një muaj.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 4.6 kg lëndë eksplozive, 3 granata dore, një kallashnikov, 4 celularë, municione luftarake, 5 detonatorë dhe automjetin me të cilin udhëtonin personat e arrestuar.