
Policia e Tiranës ka kapur një arsenal armësh në një banesë në Katund të Ri, në Tiranë, të premten, më 19 qershor. Policia arrestoi pronarin e banesës, me iniciale G.H.
Në banesë u gjendën 20 armë të rënda dhe një snajper. Këto armë mendohet se përdoreshin nga një grup kriminal. Banesa përdorej si bazë për lënien e armëve nga vrasës me pagesë ose nga banda kriminale.
Policia po analizon nëse këto armë janë përdorur në vrasjet e ndodhura në vend.