
Sot policia ndaloi gjyqtarin e çështjes Dajti, Skënder Damini. Policia gjeti armë, municione dhe 20 mijë euro në banesën e tij. Njëra armë ishte pa leje.
Në mëngjes, policia ushtroi kontroll në banesat e tre gjyqtarëve të çështjes Dajti. Sipas policisë, kontrolli erdhi si pasojë e informacioneve se gjyqtarët kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë dhënë një vendim në kundërshtim me ligjin.
Trupa prej pesë gjyqtarësh e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar dhe ia uli atij dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.
Është ende e paqartë nëse ka një hetim të nisur nga Prokuroria ndaj këtyre gjyqtarëve, gjë që mund të hidhte dritë mbi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura nga policia ditën e sotme.