Policia ka gjobitur 2055 qytetarë gjatë 24 fundjavës, për mos zbatimin e masave kundër Covid-19.
Prej tyre 1778 u gjobitën me 3 mijë lekë për mos mbajtjen e maskës në ambiente publike.
Ndërkohë, 235 qytetarë janë gjobitur sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 5 biznese me 1 milionë lekë, pasi u konstatua se nuk respektonte protokollet e sigurisë, vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.
Policia gjobiti 37 persona me 10 mijë lekë pasi qarkulluan pas orës 22:00.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.
Po ashtu, në vend nuk lejohet lëvizja pas orës 20:00, pa leje.