Vetë-karantinimi është zgjidhja e vetme për të luftuar koronavirusin.
Shumë politikanë në botë kanë vendosur të vetë-karantinohen për shkak të koronavirusit.
Exit News sjell më poshtë listë të politikanëve në botë, të cilët janë vetizoluar.
Ted Cruz, senatori republikan vendosi të vetizolohet, për shkak të kontaktit me një person pozitiv me koronavirus. Ai pohoi se nuk kishte shenja, por pavarësisht kësaj do të qëndronte në shtëpinë e tij për 14 ditë.
Senatori Matt Gaetz pohoi se do të vetizolohet për 14 ditë pasi kishte patur kontakt me një person pozitiv me koronavirus. Ndërkohë ai ka shpenzuar një fundjavë më presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Senatori Doug Callins, vendosi të vetizolohej pasi ai kishte bërë foto me një person me koronavirus. Pavarësisht se nuk kishte simptoma, senatori Callins do të qëndrojë në shtëpinë e tij për 14 ditë.
Senatori Paul Gosar, njoftoi se do të vetizolohej për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Senatorja Julia Brownley pohoi do të qëndronte në shtëpi pasi kishte patur kontakt me një person të infektuar.
Senatori Mark Meadows, gjithashtu u vetizolua për shkak të kontakti me një person të infektuar me koronavirus.
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të vetizolohet për shkak të koronavirusit. Ai pohoi se do të punojë nga shtëpia e tij për 14 ditët e ardhshme.
Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa pezulloi të gjitha angazhimet e tij zyrtare për shkak të koronavirusit. Në deklaratën zyrtare ai pohoi se do të qëndrojë në shtëpi për rreth dy javë.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer do të vetizolohet, për shkak të kontaktit me një person të dyshuar me koronavirus.
Minisitrja e Shëndetësisë Britaninë e Madhe, Nadine Dorries rezultoi positive me koronavirus dhe u vetizolua.