Politikanët urojnë Ditën e  Verës

Nga Exit News
Politikanët urojnë Ditën e  Verës

Politikanët uruan të dielën Ditën e Verës në profilet e tyre në rrjetet sociale.

“Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi kryeministri Edi Rama dhe postoi një video me foto nga qyteti i Elbasanit.

Ndërsa kreu i PD postoi një foto duke shkruar “Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë”.

Kryeministri dhe kreu i PD Lulzim Basha vizituan të dielën Elbasanit në Ditën e Verës.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e uroi festën e Ditës së Verës nga Gjirokastra ku prezantoi kandidatët në këtë zonë.

“Dita e bukur e Verës nisi sot me të mrekullueshmit e Gjirokastrës. Qoftë një fillim i mbarë për ngrohtësi në çdo zemër dhe familje shqiptare”, tha ajo në Facebook.

Presidenti Ilir Meta dha një mesazh duke shkruar “Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>