Politikania kosovare-boshnjake ankimon në gjykatë vendimin e anullimit të votave

Nga Exit News
Politikania kosovare-boshnjake ankimon në gjykatë vendimin e anullimit të votave

Kryetarja e partisë së komunitetit boshnjakë në Kosovë, Ujedinjena Zajednica (UZ-AH), Adrijana Hodzic ankimoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor (PZAP) në Gjykatën e lartë të Kosovës, i cili anuloi mbi 4,200 vota të marra prej saj në bashkitë me shumicë serbe.

Hodzic tha se vendimi i PZAP më 8 mars ishte “skandaloz dhe i papranueshëm”, pasi sipas saj, me anulimin e votave, shkelen të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës.

Ajo paralajmëroi që nëse Gjykata e Lartë nuk e prish vendimin e PZAP-it, ajo do të përdorë instanca të tjera gjyqësore, duke aluduar Gjykatën Kushtetuese dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

“Ne do të përdorim të gjitha institucionet dhe burimet që kemi brenda Kosovës. Por nëse kjo nuk funksionon, aty ku do të respektohej e drejta e njeriut për të votuar sipas vullnetit, ne do të shkojmë më tej, do të përdorim mekanizmat e institucioneve jashtë vendit”, tha Hodzic pasi paraqiti ankesën.

Gjykata e Lartë ka 72 orë për të marrë një vendim nga momenti i marrjes së një ankese.

Vendimi i u mor bazuar në ankesën e përfaqësuesve të komuniteteve boshnjake, rome, ashkali dhe egjiptiane, të cilat pretendojnë se duke partia UZ-AH dhe Nisma Rome siguruan votat me ndihmën e partisë “Lista Serbe”.

Ata pretendojnë se Lista Serbe, e cila siguroi 10 vende të rezervuara për serbët në Parlamentin e Kosovës, dëshiron të rrisë ndikimin e saj midis përfaqësuesve të pakicave joserbe.

20 nga 120 vendet e Parlamentit të Kosovës janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë, 10 për serbët, katër për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, tre për boshnjakët, dy për turqit dhe një vend për goranët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>