Polonia heq taksën e të ardhurave për të rinjtë për t’i rikthyer emigrantët në atdhe

Polonia heq taksën e të ardhurave për të rinjtë për t’i rikthyer emigrantët në atdhe 1

Polonia do të heqë këtë javë taksën mbi të ardhurat për rreth dy milionë të rinj të punësuar, si përpjekje për të ndaluar ikjen e tyre në vendet e Europës dhe kthimin e emigrnatëve në vend.

Rreth 1,7 milionë polakë janë larguar nga Polonia në 15 vitet e fundit, të joshur nga pagat dhe mundësitë më të mira të jetesës në Europën Perëndimore.

Qindra mijëra të rinj kanë shfrytëzuar të drejtën e lirë të udhëtimit në BE që prej vitit 2004 kur Polinia u anëtarësua në BE – dhe qeveria tashmë kërkon të kthejë sa më shumë prej tyre në atdhe.

“Është njësoj sikur të jetë larguar i gjithë qyteti i Varshavës, është një humbje e madhe, ndaj duhet të marrë fund dhe të rinjtë duhet të qëndrojnë në Poloni”, u shpreh kryeministri polka Mateusz Moraëiecki.

Largimi i popullsisë ka shkaktuar probleme në forcën punëtore të vendit, ku mangësitë më të mëdha janë ndjerë në sektorët e ndërtimit, prodhimit, miniera dhe transportit.

Sipas kryeministrit, të rinjtë polakë duhet të gjejnë të njëjtat mundësi si në Europën Perëndimore dhe në Poloni.

Që prej vitit 2016, numri i polakëve që jetojnë në vendet e tjera të BE-së ka ardhur duke  u ulur dhe heqja e taksës mbi të ardhurat pritet të ndihmojë edhe më tej këtë tendecë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme