Nga data 1 shtator, Polonia do të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të pandemisë.
Qeveria polake ka organizuar 2 fluturime çarter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën 5 dhe 8 shtator 2020.
Biletat deri më datën 1 shtator janë të vlefshme. Ato mund të priten përmes Qendrës së Kontaktit LOT, në adresën [email protected].
Çmimi për një biletë, për persona të rritur është 550 euro.
Personat duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret e vendosura nga Polonia, përndryshe nuk do të lejohen të hyjnë.