Polonia ndaloi udhëtimet jo të domosdoshme nga Shqipëria, njofton Aeroporti “Nënë Tereza”.
Lejohet të hyjnë në Poloni vetëm personat me leje qendrimi, të martuar ose familjarët e një shtetasi polak, personat të pajisur me leje pune, studentët, diplomatët.
Të gjithë pasagjerët, të cilët nuk arritën të hynin sot në Poloni, do të kthehen në Shqipëri me një fluturim shtesë.
Në lidhje me vendimin e Polonisë reagoi edhe Ministria e Jashtme, e cila përmes një njoftimi për shtyp lajmëron se kompania ajrore Lot Airline ka vendosur një avion çarter për të rikthyer shtetasit që nuk kanë arritur të hyjnë në Poloni.