
Mike Pompeo, sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit do të vizitojë javën e ardhshme 4 vende të Evropës, Çekinë, Slloveninë, Austrinë dhe Poloninë me qëllim bisedimet mbi sigurinë e rrjetit të telekomunikacionit 5G të prodhuar nga firma kineze Huawei, dhe kufizimin e veprimit të kompanisë.
Më 13 gusht ai do të vizitojë Slloveninë, ku do ët firmosi një marrëveshje për sigurinë e rrjetit 5G. Ndërsa datat e vizitës në vendet e tjera ende nuk janë konfirmuar. Marrëveshja e përbashkët me Slloveninë cakton, sipas medias vendase STA, kufizimin e aktivitetit të kompanisë Huaëei në shpërndarjen e rrjetit 5G në Slloveni dhe kanosjen e sigurisë kombëtare, të NATO-s dhe BE nga kjo kompani.
Kjo do të jetë hera e parë që Sllovenia vizitohet nga një zyrtarë i lartë amerikan, që pas viziës së Presidentit Bush në 2008-ën. Ndërsa, sekretari i fundit DASH që ka vizituar Slloveninë ka qënë Madeleine Albright, në vitin 1997.