Portugalia ka shënuar 646 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Kjo shifër është më e larta e regjistruar nga data 20 prill.
Rastet e reja ranë në rreth 100 të infektuar në ditë në fillim të muajit gusht por që atëherë kanë vijuar të rriten, duke shtuar shqetësimin në industrinë e turizmit.
Masa më të rrepta kufizuese do të hyjnë në fuqi në mes të muajit shtator në Portugali, kohë kur studentët pritet të kthehen nëpër shkolla.