Portugalia rikthen karantinën për 70% të popullsisë

Nga Exit News
Portugalia rikthen karantinën për 70% të popullsisë

Portugalia është shteti i radhës në Europë që rivendos pjesën më të madhe të kufizimeve për lëvizjen e qytetarëve, si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Nga 4 nëntori, qytetarët e 121 komunave, që përbëjnë 70 për qind të popullisë, do të duhet të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në shkollë, punë apo aktivitete thelbësore.

Qeveria ka bërë thirrje që kushdo që mund të punojë nga shtëpia, të shmangë shkuarjen në vendet e punës.

Dyqanet dhe bizneset do të mbyllen pas orës 22:00.

Masat e reja kufizuese u njoftuan nga kryeministri Antonio Costa një ditë pasi infektimet ditore me koronavirus arritën një rekord të lartë.

Kufizimet përfshijnë komuna ku ka pasur më shumë se 240 infeksione të reja për 100,000 njerëz për 14 ditët e fundit. Kufizimet do të rishikohen çdo 15 ditë, tha Costa në një konferencë për shtyp në televizion.

“Nëse nuk bëhet asgjë, rritja e infeksioneve do të na çojë në mënyrë të pashmangshme në një situatë të dështimit të sistemit tonë shëndetësor. Kemi një muaj shumë të vështirë përpara. Ka më shumë të ngjarë që të shtojmë më shumë komuna sesa të heqim dorë nga ajo listë herën tjetër,” tha ai.

Portugalia ka pasur në total 141,279 të infektuar dhe 2,507 vdekje, por rastet ditore arritën  rekord të ri të premten me  4,656. Ndërsa të shtunën numri i të infektuarve ra në 4,007, por numri i të viktimave ditore në 39.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>