Portugalia ka filluar të diskutohet si një rast ku kanë funksionuar masat ndaluese të distancimit social, pa testim masiv dhe me një sistem jo të mirë shëndetësor.
Pavarësisht popullsisë së plakur dhe sistemit shëndetësor të pafinancuar, vendi arriti të menaxhojë më mirë se çdo vend tjetër i BE-së dëmet e shkaktuara nga virusi, shkruan Politico.eu.
Portugalia është vendi me më shumë persona mbi 80 vjeç se çdo vend tjetër i BE-së, me përjashtim të Italisë dhe Greqisë.
Vendi ka një shërbim shëndetësor të keqpajisur dhe të nënfinancuar. Portugalia ka 4.2 shtretër në reanimacion për 100 mijë njerëz, numrin më të ulët në BE. Për krahasim, Spanja ka 9 shtretër për 100 mijë banorë dhe Gjermania gati 30 shtretër për 100 mijë banorë.
Dhe, pavarësisht se ka një të katërtën e popullsisë së Spanjës, Portugalia ka rreth një të dhjetën e rasteve që ka Spanja. Norma e vdekshmërisë është rreth 3 për qind, në krahasim me Spanjën 10 për qind, me Britaninë 12 përqind e me Francën 15 për qind.
Ekspertët mendojnë se izolimi i vendit në kohë dhe fakti që portugezët e kuptuan se qendrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të mbështetur punonjësit e shëndetësisë duket se ka funksionuar.
Qeveria portugeze vendosi të mbyllë shkollat, grumbullimet publike, ndalimin e hyrjeve dhe daljeve nga vendi, pa nisur ende përhapja në vend. Në ndryshim nga vendet fqinja të cilat i morrën këto mas akur ksihn më shumë se 2000 raste të infektuarish.
Gjithashtu, qeveria vendosi trajtimin me procedurë të përshpejtuar të kërkesave për azil dhe për emigracion, në mënyrë që t’i jepte mundësinë të gjithëve të përdornin shërbimin shëndetësor.
Portugezët e kuptuan se qendrimi në shtëpi ishte i nevojshëm për të ulur përhapjen e Covid-19, pavarësisht masave të marra nga qeveria. Një sondazh i kryer ditën e dielë tregoi se 51 përqind e qytetarëve ka dalë nga shtëpia një herë në javë ose më pak.
Shpjegimet e tjera të mundshme janë ajri i pastër dhe vaksinimi në masë i popullsisë kundër turbekulozit, por kjo mbetet për tu studiuar.