
Partia Republikane deklaroi se qindra pacientë të cilët presin të kryejnë operacione apo të trajtohen në spitalin Shefqet Ndroqi, e kanë të pamundur, pasi aty trajtohen vetëm pacientë me COVID-19.
Në një deklaratë për shtyp, PR shprehet se vetëm katër pacientë janë të shtruar në këtë spital dhe ai është mbyllur për shërbimet e tjera.
“Spitali Shefqet Ndroqi është kthyer në shërbim të luftës kundër COVID-19. Në këtë spital trajtohen vetëm 4 pacientë me COVID-19 dhe është mbyllur për shërbime të tjera.
Qindra pacientë të këtij spitali që presin ndërhyrjet kirurgjikale, shërbime të specializuara, janë sot në pamundësi për t’u trajtuar.”
PR i bëri thirrje qeverisë të rikthejë në normalitet spitalin Shefqet Ndroqi, në mënyrë që të gjithë të sëmurët të kurohen.