Praga ngren ‘autobuzat e vaksinimit’

Nga Exit News
Praga ngren ‘autobuzat e vaksinimit’

Praga ka ngritur një qendër të lëvizshme vaksinimi, të quajtur “autobusi i vaksinave”. Në këtë qendër mund të vaksinohet kushdo pa të drejtë regjistrimi paraprak.

“Autobusi do të ndalet në vendet turistike që vizitohen shpesh ose në evente të rëndësishme kulturore,” tha kryebashkiaku i Pragës, sipas Euroactive.

Aty mund të vaksinohen deri në 300 persona në ditë, me vaksinat Pfizer/BioNTech si dhe dhe Johnson & Johnson.

Iniciativa ka për qëllim promovimin e vaksinimit të popullsisë.

Praga, si dhe disa qytete të tjera të mëdha çeke, tashmë kanë ngritur disa qendra ku është e mundur të vaksinohen pa rezervime paraprake. Këto pika përfshijnë stacionin kryesor hekurudhor të Pragës dhe qendrat tregtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>