Presidenti Ilir Meta përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi bëri thirrje për hetimn e krimeve zgjedhore, pa vonesë.
“Të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit”, shkroi në Facebook, Blushi, të shtunën, pas përfundimit të seancës së parë të Komisionit Hetimor.
Ai theksoi se “cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar”.
Gjithashtu, Blushi shkroi se Presidenti kërkon të rinumërohet “çdo votë me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor. Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi”.
Ai u shpreh se “shashka” e shkarkimit të Presidentit nu duhet të “shpërqëndrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje”.