Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi e cilësoi Komisionin Hetimor si “antikushtetues” dhe një përpjekje “antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit”.
Në një reagim në rrjetin Facebook, Blushi shtoi se hetimi ishte një farsë dhe se Presidenca ishte i vetmi institucion, që mbronte Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.
Ai deklaroi se Meta do të ushtrojë detyrën deri në përfundim të mandatit “me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”.
Komisioni Hetimor pritet të miratojë të premten raportin për shkarkimin presidentit Ilir Meta.
Ky komision u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë, me pretendimin se Presidenti ka shkelur detyrimin e paanësisë të caktuar në Kushtetutë.