Presidenca e quajti antikushtetues vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist”, shkroi Presidenca në një njoftim për shtyp.
Presidenca e quajti Kryeministrin Rama “tregtar të kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partner dhe vasal të oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve”.
Ndërsa, deputetët i quajti “torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit”.
Institucioni i bëri thirrje gazetarëve të hetojnë krimet zgjedhore.
Kuvendi shkarkoi sot Metën me 105 vota Pro, për shkelje të Kushtetutës.