Presidenti Ilir Meta dekretoi sot tre anëtarët e parë të Gjykatës së Lartë:
1. Ervin Pupe, Drejtues i Dhomës së Avokatisë;
2. Ilir Panda, ish-Ministër i Drejtësisë dhe ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
3. Sokol Sadushi, Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Të tre kandidaturat iu propozuan për dekretim Presidentit nga KLGJ për të plotësuar tre vende të Gjykatës së Lartë, të rezervuara për anëtarët jogjyqtarë.
Në mars të 2019, për shkak të procesit e vetingut dhe dorëheqjeve Gjykata e Lartë u bë jofunksionale. Gara për tre vendet u hap në korrik të vitit 2019 dhe në të u paraqitën 22 kandidatë, nga të cilët KLGJ përzgjodhi tre anëtarët e mësipërm.
Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, të cilët emërohen nga rradhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet dhe nga rradhët e juristëve me jo më pak se 15 vjet përvojë.
Emërimi i Pupes, Pandës dhe Sadushit në këtë Gjykatën e Lartë, e çon në 4 numrin e anëtarëve—aktualisht anëtari i vetëm në detyrë është Ardian Dvorani, i cili po pret zëvendësimin e tij, pasi mandati i ka mbaruar para gjashtë vjetësh.