Presidenti grek kundërshton Qeverinë Rama: Nuk ka çështje çame

Presidenti grek kundërshton Qeverinë Rama: Nuk ka çështje çame

Kur ende Qeveria Rama nuk ka bërë transparencë për marrëveshjen e shumë kundërshtuar të detit me Greqinë, Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kundërshtuar qeverinë shqiptare për një tjetër çështje po kaq të rëndësishme: çështjen çame.

Presidenti grek gjatë një takime me Shtabin e Forcave Ajrore deklaroi me tone të ashpra:

“Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështjen çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi. Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane.”

Mohimi i plotë i ekzistencës së çështjes çame nga ana e Greqisë e bën pothuaj të pamundur planin e Kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati për ta ngritur çështjen e çamëve deri sa të marrë zgjidhje.

“Çështja çame do të vijojë të jetë çështje për ne, derisa ajo të gjejë zgjidhje,” deklaroi pak ditë më parë Zoti Bushati.

Por pasi Greqia ka marrë atë që dëshironte në marrëveshjen për detin, e tani mohon të bisedojë për çështjen çame, është mëse e qartë se këto diskutime nuk po bëhen mes dy qeverive të barabarta, por mes Greqisë që kërkon atë që do dhe Shqipërisë që i përgjigjet kërkesave të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>