Presidenti i Komisionit të Venecias thirrje Bjellorusise: Lironi të arrestuarit, respektoni standardet ndërkombëtare për zgjedhjet

Nga Exit News
Presidenti i Komisionit të Venecias thirrje Bjellorusise: Lironi të arrestuarit, respektoni standardet ndërkombëtare për zgjedhjet

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio i ka bërë thirrje autoriteteve në Bjellorusi të lirojnë vëzhguesit lokalë dhe protestuesit dhe të lejojnë ushtrimin e pacënuar të së drejtës për t’u mbledhur, shoqëruar dhe shprehur.

Respektimi i këtyre standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet, si theksohet në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike, të firmosur edhe nga Bjellorusia, është kyçe për interesin e popullit dhe stabilitetin e vendit, thotë deklarata e Presidentit Buquicchio.

Autoritetet në Bjellorusi njoftuan 6,000 të arrestuar në tre ditë protesta të nxitura nga zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>