“Presidenti e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”.
Kështu u shpreh Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i pyetur se kush do e drejtojë dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë homazheve për Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Thaçi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke pohuar se dialogu do të udhëhiqej nga “përfaqësuesit legjitimë të Kosovës”. Kushtetuta, pohoi Thaçi, përcakton qartë kompetencën përfaqësuese të Presidentit.
Thaçi shtoi se ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht për vizitën e pritshme të të dërguarit të BE-së e Miroslav Lajçak në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serb. “Është e rëndësishme për ne që përfaqësuesit ndërkombëtarë ta trajtojnë Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran,” tha Thaçi.
Ai gjithashtu rikonfirmoi besimin e tij te SHBA, konkretisht në “udhëheqjen e presidentit Trump dhe energjinë dinamike të ambasadorit Grenell, që do të sjellë rezultate efektive”.