Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka quajtur lajm të mirë përfundimin e presidencës portugeze të Bashkimit Europian.
Deklarata e Pendarovskit vjen si reagim ndaj sekretares sekretares për çështje evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias e cila u shpreh se “gjuha e Maqedonisë së Veriut dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dy vendeve”.
Pandarovski u shpreh se deklarata e ministres është e “gabuar” dhe se ka “varrosur” përpjekjet e ministrit të jashtëm portugez Silva, i cili sipas tij doli me një propozim “të shkëlqyer dhe të balancuar që mbante llogari për interesat vitale nacionale edhe të Maqedonisë së Veriut”.
“Lajmi i mirë është që presidenca portugeze përfundoi”, tha presidenti maqedonas, pas takimit në Zagreb me homologun kroat, Andrej Milanoviç.
Pendarovski tha se beson në mbështetjen e Sllovenisë e cila e merr presidencën e radhës me BE-në, në gjashtë muajt e ardhshëm.
“Sllovenia është një ndër avokatët më të mirë të rajonit, njeh mirë mentalitetin dhe turbulencat nëpër të cilat kanë kaluar vendet”, ka deklaruar Pendarovski.
Bullgaria bllokoi për herë të dytë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE pasi kërkon që Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti maqedonas, para 1945, kanë pasur “rrënjë bullgare”.