
Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa pezulloi të gjitha angazhimet e tij zyrtare për shkak të koronavirusit. Në deklaratën zyrtare ai pohoi se do të qëndrojë në shtëpi për rreth dy javë.
Vendimi u mor pas një vizite të një grupi fëmijësh në pallatin presidencial. Fëmijët vinin nga një shkollë e cila ishte mbyllur për shkak të identifikimit të një nxënësi me koronavirus.
Zyra e shtypit të tij deklaroi se presidenti de Sousa u vetizolua “për të dhënë një shembull të masave parandaluese, ndërsa do të vazhdojë punën në shtëpinë e tij.”
Portugalia ka rregjistruar rreth 25 raste me koronavirus, por pa pasoja.