Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u shtrua të premten në darkë, në spitalin ushtrak Walter Reed, pas njoftimin se ai ishte i infektuar, raporton Washington Post.
Trump ka pasur temperaturë, kollë dhe bllokim nasal, thanë dy zyrtarë në mënyrë anonime, të cilët janë në dijeni të simptomave.
Shumë persona të cilët ishin të pranishëm të shtunën në prezantimin e gjyqtares Barret nga Trump kanë rezultuar pozotiv, përfshirë zonjën e parë Melania Trump, ish këshilltaren Kellyanne Conway, e disa senatorë.
Mjeku i presidenti njoftoi se Trump po kurohet me një koktejl antitrupash të prodhuar nga kompania farmaceutike Regeneron. Ilaçi përbëhet nga antitrupa të marrë nga qelizat e vezoreve të brejtësve.
Sipas studimeve ky ilaç rrit imunitetin dhe ndalon përparimin e sëmundjes duke ndaluar shtrimin e pacientëve në spital dhe përdorimin e ventilatorëve.
Kompania Regeneton tha për median se mjekët e Trump e kërkuan këtë ilaç pavarësisht se ai është ende në fazën e testimeve.