Presidenti i shqetësuar për raportin e Freedom House: Këmbanë alarmi që kërkon reflektim

Presidenti i shqetësuar për raportin e Freedom House: Këmbanë alarmi që kërkon reflektim

Presidenti Ilir Meta shprehu sot shqetësimin e tij për përfundimet e raportit të Freedom House se demokracia në Shqipëri është përkeqësuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia në qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë:

“Konkluzioni në raport se: ‘Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet’ është një këmbanë e fortë alarmi.”

Presidenti i bëri thirrje institucioneve të reflektojnë mbi këto përfundime dhe të rivendosin në vend shtetin ligjor:

“Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme.”

Më shumë mbi raportin e fundit të Freedom House mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>