Presidenti italian Sergio Mattarella është shprehur optimist për ribashkimin e kolicionit qeverisës pasi kryeministri Conte dha dorëheqjen mes një krize politike që ka përfshirë vendin gjatë pandemisë.
Pas tre ditësh bisedimesh me udhëheqësit e partive, Mattarella i kërkoi kryetarit të dhomës së deputetëve Roberto Fico të ndërmjetësonte dialogun mes ish-partnerëve të koalicionit.
“Është e nevojshme të vendoset një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha Mattarella gazetarëve, duke shtuar se Italia gjendje në një emergjencë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, raporton Reuters.
Kriza u shkaktua këtë muaj kur ish-kryeministri Matteo Renzi tërhoqi partinë e tij Italia Viva nga koalicioni qeverisë, duke bërë që ajo të humbasë shumicën në Senat dhe duke detyruar kryeministrin Giuseppe Conte të jepte dorëheqjen.
Renzi, partia e të cilit ka 2% të mbështetjes së votuesve, u përplas vazhdimisht me Conte mbi trajtimin e pandemisë dhe recesionit.
Conte është përpjekur të joshë senatorë të pavarur dhe të qendrës për të zëvendësuar Italia Viva, por ka nuk ka pasur sukses, që do të thotë se nëse dëshiron të qëndrojë në detyrë, do të ketë nevojë për ndihmën e Renzit.
Më herët gjatë ditës, aleanca e opozitës së djathtë e udhëhequr nga Lega Nord e Matteo Salvinit, i tha Mattarellas se dëshironte zgjedhje të parakohshme dy vjet para afatit.
Presidenti do të presë deri të mërkurën ndërmjetësin, Roberto Fico për të vendosur nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.