Presidenti kroat nën kritika për shpenzimet e udhëtimit në Shqipëri

Nga Exit News
Presidenti kroat nën kritika për shpenzimet e udhëtimit në Shqipëri

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç u kritikua nga media kroate për shpenzimin e 10 mijë euro para publike gjatë vizitës në Shqipëri më 12 dhe 13 gusht.

Presidenti kërkoi ndjesë dhe sqaroi se kjo ishte një vizitë zyrtare, ndaj ai kishte përdorur anijen shtetërore.

“Publiku e dinte për udhëtimin tim sepse e kishim informuar publikun më parë, unë shkova me ftesë të Kryeministrit. Ishte një vizitë e vërtetë, por në vere. Ju pyesni veten pse u titullua si private, ndoshta gabimisht. Unë isha i ftuar nga Kryeministri, i cili më mirëpriti dhe ambasada ishte në dijeni të kësaj”, tha Presidenti gjatë konferencës për media.

Milanoviç po kritikohet nga media kroate për përdorim të mjetëve shtetërore, si helikopter dhe anije për udhëtime private.

Ata shkruajnë se presidenti vetëm gjatë muajve të verës ka përdorur 44 here helikopterin, dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë euro karburant.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>