Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai survejohet nga patronazhistët ndërsa i akuzoi ata se ngacmojnë vajzën e tij përmes mesazheve.
Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se vajzës së tij i dërgojnë mesazhe ku cënohet figura e tij.
“Patronazhistët duke më ditur pikat e dobëta më ngacmojën edhe vajzën e vogël që e kam pikë të dobët. I kishin cuar patronazhistët një lajm sikur unë kisha sulmuar gruan e shokut Damian. Ajo më thotë, babi të lutem mos pi, (I thonë patronazhistët që pi unë dhe humb kontrollin), mos ngacmo gruan e botës”.
Meta sqaroi se bëhej fjalë për një lajm të botuar në media ku sipas tij ai ishte cituar gabim, pasi nuk kishte thënë fjalën ‘grua’ por ‘guru’.
Presidenti e quajti skemën e patronazhistëve një “skemë mafioze tip gestapo, çdo qytetar është në survejim, çdo qytetar është i survejuar në rrjete sociale”.
Meta premtoi se çdo 3 deri në 4 orë do të ketë një denoncim kundër qeverisë në lidhje me skemën e patronazhistëve.