Presidenti Ilir Meta ka uruar Krishtlindjet dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve të festojnë në shtëpi.
Meta uroi në veçanti të prekurit me COVID-19, punonjësit e sistemit shëndetësor, nënpunësit publik dhe fëmijët.
Presidenti vuri theksin në rethanat e pazakonta në të cilat zhvillohen këto Krishtlindje ndaj kërkoi solidaritet dhe mirëkuptim për ta kaluar sa më lehtë sfidën e pandemisë.
“Është jetësore, që secili prej nesh, të marrë përgjegjësi të lartë personale dhe njerëzore, që këtë Krishtlindje, të kufizojë veprimet që mund të përhapin COVID-19, duke qëndruar në shtëpi, si rruga më e mirë për t’ju shprehur dashurinë më të shtrenjtëve tuaj. Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje! Qëndroni pranë familjes tuaj! Kjo është sot forma më e lartë e shprehjes së dashurisë për jetën, të afërmit dhe për miqtë tuaj. E di që nuk është e lehtë, ndaj kërkohet solidaritet e mirëkuptim nga të gjithë, për të pranuar këtë realitet të ri, në jetët tona.”, u shpreh Meta.