Presidenti Meta bën apel për të qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjeve

Nga Exit News
Presidenti Meta bën apel për të qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjeve

Presidenti Ilir Meta ka uruar Krishtlindjet dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve të festojnë në shtëpi.

Meta uroi në veçanti të prekurit me COVID-19, punonjësit e sistemit shëndetësor, nënpunësit publik dhe fëmijët.

Presidenti vuri theksin në rethanat e pazakonta në të cilat zhvillohen këto Krishtlindje ndaj kërkoi solidaritet dhe mirëkuptim për ta kaluar sa më lehtë sfidën e pandemisë.

Është jetësore, që secili prej nesh, të marrë përgjegjësi të lartë personale dhe njerëzore, që këtë Krishtlindje, të kufizojë veprimet që mund të përhapin COVID-19, duke qëndruar në shtëpi, si rruga më e mirë për t’ju shprehur dashurinë më të shtrenjtëve tuaj. Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje! Qëndroni pranë familjes tuaj! Kjo është sot forma më e lartë e shprehjes së dashurisë për jetën, të afërmit dhe për miqtë tuaj. E di që nuk është e lehtë, ndaj kërkohet solidaritet e mirëkuptim nga të gjithë, për të pranuar këtë realitet të ri, në jetët tona.”, u shpreh Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>