Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje të gjithëve të dalin nesër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të të drejtave të tyre.
“Unë ju pres të gjithëve nesër. Pres nesër të gjithë përfaqësuesit e bizneseve familjare, investitorëve të ndershëm. Për të cilët është bërë e padurueshme kjo sjellje diskriminuese. [Nesër] ka rëndësi që të gjithë qytetarët të vijnë të thonë fjalën e tyre.”
Presidenti Meta bëri thirrje kundër oligarkëve:
“Rroftë Republika. Poshtë Oligarkët”.
Presidenti, gjithashtu lajmëroi se do të padisë në Prokurorinë Speciale (SPAK) përgjegjësit e ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, për shkelje të Kushteutës. Qeveria e ka bërë këtë ligj për të lehtësuar oligarkët, sqaroi Presidenti.