Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” Bandën Kombëtare Muzikore “Vatra” për kontributin e dhënë në Luftën e Vlorës në vitin 1920 dhe rolin në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Me këngët e saj, Banda Muzikore “Vatra” mbajti lart moralin e forcave që luftonin furishëm në Tepelenë, Drashovicë dhe kudo përreth qytetit të Vlorës”. – tha Meta në ceremoninë e organizuar në Presidencë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.
Presidenti vlerësoi edhe Orkestrën Frymore të Foracave të Armatosura me titullin e lartë “Kalorësi i Urdhëtit të Flamurit”.