Presindeti Ilir Meta dekoroi të hënën me medaljen “Nder i kombit” dy xhudistet kosovare, D’Istria Krasniqin e Nora Gjakovën, që fituan medalje të arta në Lojrat Olimpike të Tokios. Po ashtu ai ka dekoruar edhe trajnerin e tyre, Driton Kukën, duke i konsideruar atletët si promovuesit më të mirë të vlerave kombëtare.
“D’Istria, Nora dhe Toni, ashtu si më herët edhe kampionia tjetër Majlinda Kelmendi, një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe për lartësimin e krenarisë dhe të dinjitetit kombëtar, si shembuj të shkëlqyer frymëzimi dhe referimi për brezat e rinj në rrugën drejt suksesit,” shkruan Meta në një postim në rrjetin Facebook.
Ai shtoi se dekorimi kishte si qëllim të shërbente si inkurajim për sportistët e tjerë, të cilët përmes sportit, mund të bëheshin ambasador të trashëgimisë sonë kombëtare.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në xhudo në Lojërat Olimpike 2020, duke mposhtur atleten japoneze Funa Tonaki, ndërsa Nora Gjakova rrëmbeu medaljen e dytë për Kosovën duke mundur japonezen Tsukasa Yoshida, në finale.
Ndonwse, kjo wshtw Olimpiada e dytw pwr Kosovwn, ajo ka arritur tw fitojw medalje tw arta nw tw dyja rastet.
Nw Lojrat Brazil 2016, Majlinda Kelmendi i solli vendit medaljen e parw tw artw, po nw sportin e xhudos.
Në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Kosova u përfaqësua nga 11 atletë që garuan në gjashtë sporte.